Përfundon ‘Maratona e Tiranës’/ Mbi 5 mijë garues nga 56 vende të ndryshme të botës, ja vendet e para

Përfundon ‘Maratona e Tiranës’/ Mbi 5 mijë garues nga 56 vende të ndryshme të botës, ja vendet e para

Prej orës 08:00 të mëngjesit, kryeqyteti është “pushtuar” nga energjia sportive teksa është zhvilluar Maratona e Tiranës 2025. Ngjarja madhore ka mbledhur rreth 5100 garues nga 56 shtete të ndryshme, duke e kthyer Tiranën në një skenë ndërkombëtare sporti dhe bashkimi. Në kategorinë 42 km për meshkuj dhe femra, fituesit janë të gjithë nga Kenia, duke konfirmuar edhe një herë dominimin afrikan në garat e gjata. Fitues i kategorisë së burrave u shpall Benard Kiprotich, i ndjekur nga Derick Chegg dhe Shedrack Kiptoo. Dy të parët do të shpërblehen me nga 5 mijë euro secili, ndërsa gjithsej do të ndahen 24 çmime në të katër kategoritë e garës. Itinerari i maratonës përfshin disa nga zonat më të njohura të Tiranës, si sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi...