Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas akuzave për shkelje armëpushimi, Izraeli sulmon nga ajri jugun e Gazës
Ushtria izraelite ka kryer sulme në Gazë, teksa Izraeli ka fajësuar Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për shkelje të armëpushimit, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, raportuan mediat izraelite më 19 tetor. Ende nuk ka ndonjë njoftim nga ushtria izraelite si dhe Hamasi nuk ka raportuar për ndonjë sulm. Transmetuesi publik izraelit, Kan, tha se forcat ajrore kanë kryer sulme në Rafah, në jug të Gazës. shumica e mediave izraelite thanë se po kryen sulme ajrore. Ushtria izraelite tha të premten se “disa terroristë” kishin hapur zjarr ndaj ushtarëve të saj në zonën e Rafahut, por nuk raportoi për të lënduar. Më vonë po të premten, ushtria tha se sulmoi një grup tjetër “terroristësh” që po i afroheshin...