Mbledhjet vjetore të FMN dhe Bankës Botërore në Uashington, merr pjesë edhe guvernatori Sejko: Rritje mesatare në ekonominë e Shiqipërisë

Mbledhjet vjetore të FMN dhe Bankës Botërore në Uashington, merr pjesë edhe guvernatori Sejko: Rritje mesatare në ekonominë e Shiqipërisë

Në datat 16-18 tetor 2025, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, udhëhoqi delegacionin shqiptar në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA. Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku guvernatorë bankash qendrore dhe ministra financash nga vende anëtare diskutojnë zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe sfidat globale. Gjatë aktivitetit, Guvernatori Sejko zhvilloi takime të rëndësishme me drejtues të FMN-së dhe Bankës Botërore, duke përfshirë Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Riccardo Ercoli, dhe Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore në BB, Antonella Bassani. Në këto takime u prezantuan zhvillimet ekonomike dhe financiare në Shqipëri, duke theksuar politikën monetare të kujdesshme të Bankës së Shqipërisë, stabilitetin e sektorit...