Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksion në Selanik/ Bien në pranga tre shqiptarë me armë dhe drogë
Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia e Katerinit në një zonë të Selanikut. Konkretisht, në një kontroll të kryer në një vendndodhje që ata po përdornin, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi marijuane, me peshë 60 gramë, sasi marijiane me peshë 52 gramë, një pako kokainë me peshë 2.4 gramë, 2 peshore elektronike precize, 1 pistoletë kalibri 9 mm, me karikator dhe 7 fishekë, shumat prej 1655 eurosh dhe 225 lekësh shqiptarë dhe 7 telefona celularë. Përveç kësaj, në një oborr, u zbulua se ata po kultivonin një rrënj marijuane, 2 metra të lartë, i cili u shkul dhe u konfiskua. Në një depo që ata po përdornin, u gjetën dhe u sekuestruan ekstrakte bimore marijuane, me peshë 1 kilogram e 158 gramë....