Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

Deputetja demokrate Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat nga qyteti i Sarandës, tha se ngjarjet kriminale që po ndodhin në qytet, përfshirë rrëmbime, plagosje dhe vrasje, po rrezikojnë jetën e banorëve dhe po krijojnë një gjendje pasigurie për komunitetin. Zhupa theksoi se është e nevojshme që Policia e Shtetit të ndërhyjë menjëherë, të monitorojë terrenin dhe të marrë masa proaktive për të parandaluar krimet, duke qenë pararendëse e ngjarjeve dhe jo vetëm për të reaguar pas tyre. Deputetja gjithashtu kërkoi që autoritetet të intensifikojnë praninë në terren dhe të zbatojnë kontrolle të rregullta për të siguruar paqen dhe sigurinë në Sarandë. “Ngjarjet e vazhdueshme kriminale janë bërë refren në qytetin e Sarandës, ku që nga sezoni turistik por dhe tani në muajt e parë...