Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mirror”: Tirana, destinacioni i preferuar i britanikëve për pushime në vjeshtë
Shqipëria është një vend i pasur me kulturë dhe histori dhe gjithashtu një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për pushime, shkruan Vita Molyneux në të përditshmen britanike “Mirror”. Për pushime mahnitëse në vjeshtë, nuk ka nevojë të shpenzoni shumë para ose të udhëtoni larg. Në fakt, një nga destinacionet më marramendëse është praktikisht shumë pranë Brirtanisë së Madhe! Shqipëria, me një kulturë të pasur dhe histori interesante, është një destinacion i jashtëzakonshëm. Kryeqyteti i saj, Tirana, është shpallur si vendi më i lirë në Evropë për pushime nga britanikja “Time Out”. “Time Out Europe” raportoi se kjo perlë shqiptare është një nga vendet më të përballueshme për të zbuluar – me bileta të muzeve që variojnë nga 3 deri në 6 euro. Gjithashtu, ju mund të shijoni një birrë për vetëm 3 euro. Historia e Shqipërisë është magjepsëse. Nga...