Hetimi i nisur në kohën e LSI/ Emrat e 20 zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë që u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Tiranës

Hetimi i nisur në kohën e LSI/ Emrat e 20 zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë që u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Tiranës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 persona, nëpunës publikë, të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim, në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.  Hetimi ka nisur për kohën e LSI, për karkalecin dhe për sëmundjet e gjedhëve, janë procedura të 2016-2017.  20 zyrtarët e dërguar për gjykim janë Mimoza Kita, Erola Halili, Gavrosh Xhindoli, Imir Alla, Adra Gjingecaj, Lulzim Konçi, Elida Palluqi, Luan Hajno, Merita Petushi, Edi Fero,  Aldin Lika, Ermira Riznavolli,  Ismet Bici, Arjan Zeqiri, Alfred Gjonaj, Sotiraq Papa, Alketa Ikonomi, Alma Dhrako, Kristaq Nica, Admir Ago. / Top Channel