Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Skifterët” në Francë grabitin Muzeun e Luvrit/ Hyjnë nga dritarja dhe arratisen me sukter! Zhduken bizhuteritë e Napoleon Bonapartit
Një grabitje e guximshme ka ndodhur sot në Muzeun e Luvrit në Paris. Në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, midis orës 9:30 dhe 9:40 të mëngjesit, grabitësit arritën të hynin në muze nga ana e ndërtesës me pamje nga Sena për të vjedhur xhevahiret e Napoleonit. Sipas asaj që AFP ka mësuar nga burime pranë hetimit, hajdutët përdorën një ashensor mallrash për të hyrë drejtpërdrejt në dhomën e synuar në Galerinë Apollon. Pasi thyen xhamat, ata hynë në ndërtesë, ndërsa një tjetër mbeti jashtë. Ata vodhën nëntë bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës, duke përfshirë një gjerdan, një brosh dhe një diademë. Më pas ata ikën me një skuter TMax, duke u drejtuar drejt autostradës A6. “Një grabitje ndodhi këtë mëngjes në hapje,” shkroi në Tëitter ministrja Rachida Dati. “Askush nuk u lëndua. Unë jam në vendngjarje së bashku me...