Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia “ritëm breshke” në Ukrainë, “The Economist”: I duhen 108 vjet për pushtim total
Moska mund ta trumpetojë si triumf pushtimin e saj në Ukrainë, por përllogaritjet e ‘The Economist’ shfaqin një panoramë krejt ndryshe. Sipas revistës së njohur britanike, nëse ofensiva ruse vazhdon me ritmin e saj aktual, Rusisë do t’i duhet deri në qershor 2030 për të pushtuar plotësisht rajonet Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës, dhe do t`i nevojiten edhe 103 vjet të tjera për të pushtuar të gjithë Ukrainën. “Që kur vijat e betejës u stabilizuan pas përfundimit të kundërsulmit të parë të Ukrainës në tetor 2022, ato mezi janë zhvendosur. Asnjë qytet i madh nuk ka ndërruar drejtim”, thuhet në artikull. Që nga maji i këtij viti, kur nisi një ofensivë në shkallë të gjerë në vijën e frontit, Rusia ka pushtuar vetëm...