Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kërcënimet ndaj Albana Vokshit/ EPP Women del me rezolutë: Dhuna ndaj grave në politikë kërcënim për demokracinë
Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane miratoi një rezolutë historike kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike, me nismën e Albana Vokshit, zëvendëspresidente e grupimit më të madh politik të grave të qendrës së djathtë EPP Women. Ky dokument nuk është vetëm një thirrje për mbrojtjen e grave, por një denoncim i hapur i mungesës së demokracisë në vende si Shqipëria, ku dhuna e zgjedhjeve dhe kërcënimet politike ndaj grave përdoren për të penguar opozitën dhe për të minuar lirinë. Rezoluta e EPP Women thekson se dhuna ndaj grave nuk është thjesht “çështje gjinore”, por një sulm sistematik ndaj demokracisë. Ajo shërben si paralajmërim që Bashkimi Europian duhet të jetë më kërkues ndaj vendeve ku zgjedhjet shoqërohen me dhunë, kërcënime dhe fyerje...