Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Selena Gomez dhe Benny Blanco bëjnë paraqitjen e parë pas martesës!
Vetëm disa javë pas martesës, Selena Gomez u shfaq me një “glow” të vërtetë të nusërisë në eventin Gala të Academy Museum që u mbajt më 18 tetor në Los Angeles, së bashku me bashkëshortin e saj, producentin muzikor Benny Blanco. Artistja 33-vjeçare mahniti me një fustan elegant të zi, me zbukurime me shkëlqim që frymëzoheshin nga eleganca e Hollywood-it të vjetër. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë mbi fustanin, flokët e kapura lart dhe buzë të kuqe të theksuara. Ndërkohë, Blanco, 27 vjeç, u paraqit me një kostum të zi dhe këmishë blu, të pambyllur në pjesën e sipërme, duke shtuar një prekje më të relaksuar stilit të tij. Gala-ja, që mbledh fonde për Muzeun e Akademisë së Filmit, këtë vit nderoi emra...