Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ende asnjë në vendin tonë/ Vaksinat e gripit masë shtesë mbrojtëse, shfaqet interes i lartë nga qytetarët
Edhe pse gripi ende nuk ka nisur të qarkullojë në vend, qytetarët po tregojnë interes të lartë për t’u mbrojtur ndaj tij. Kryesisht janë të moshuarit ata që po nxitojnë për të marrë vaksinën sezonale. Vaksina kundër gripit ka nisur fushatën që prej 22 shtatorit, dhe në të gjithë vendin sipas Institutit të Shëndetit Publik deri më tani janë aplikuar mbi 140 mijë doza. Fillimisht, vaksinën e ka marrë personeli mjekësor, për shkak të riskut të lartë të ekspozimit. Megjithatë, edhe të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike kanë treguar interes të shtuar, siç shpjegon edhe epidemiologia pranë ISHP-së, Rovena Daja: Ata që e aplikojnë më tepër janë mbi moshën 60 vjeç, janë personeli shëndetësor, që janë vaksinuar të parët. Mësuesit, ushtarakët, të cilët kanë...