“Aksi”/ Arrestohen dy persona, u kapën me drogë në makinë, 10 kile kanabis, armë dhe…

“Aksi”/ Arrestohen dy persona, u kapën me drogë në makinë, 10 kile kanabis, armë dhe…

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjetën 10 kilogramë kanabis. Blutë bëjnë me dije se lënda narkotike kishte si qëllim shitjen, ndërsa u sekuestruan edhe 1 armë gjahu pa leje, automjeti dhe 3 aparate celulare. “Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar...