Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arrestohen dy persona në aksin Nikël–Fushë Krujë, sekuestrohen 10 kg cannabis, një armë pa leje, dhe tre celularë
Në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, të dyshuar për transport dhe posedim të lëndës narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit, policia sekustroi 10 kilogramë lëndë narkotike, një armë gjahu pa leje, një automjet dhe tre aparate celulare. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”. Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e...