Abuzime me tenderat e Ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 zyrtarë

Abuzime me tenderat e Ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 zyrtarë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e  Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për tenderat në Ministrinë e Bujqesisë. Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e personave me funksione publike, kanë bashkëpunuar për të kryer shkelje të rënda në shtatë procedura prokurimi të zhvilluara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me një fond limit prej 525 milionë lekësh pa TVSH. "Procedurat për të cilat u konstatuan shkelje kishin të bënin me prokurimet për “Shpenzime mbrojtje bimësh dhe luftimi i parazitëve në bujqësi”, për ‘Blerje pajisje për shërbimin veterinar (motoçikleta, kaska, veshje, doreza, çanta), “Blerje kafshë të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit” si...