Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shpërdoruan detyrën me tenderat në Ministrinë e Bujqësisë, dërgohen për gjykim 20 zyrtarë
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për tenderat ne Ministrine e Bujqesise. Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e personave me funksione publike, kanë bashkëpunuar për të kryer shkelje të rënda në shtatë procedura prokurimi të zhvilluara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me një fond limit prej 525 milionë lekësh pa TVSH. Prokuroria thote se procedurat janë zhvilluar kryesisht me negociim pa shpallje paraprake, në kundërshtim me ligjin për prokurimet publike. Sipas hetimeve të nisura pas kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, janë konstatuar mospërmbushje të rregullta të detyrës, mangësi në përcaktimin e kritereve të mallrave dhe testime fiktive të tregut....