Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Arrestimi i avokatit Bajrami, reagon Shoqata e Avokatëve Penalistë: Të lirohet menjëherë!
Pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami, ka reaguarmenjwherw edhe Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë. Shoqata ka dënuar arrestimin e Bajramit, ndërsa kërkon lirimin e tij të menjëhershëm dhe marrjen e masave disiplinore dhe ligjore ndaj çdo funksionari që ka keqpërdorur detyrën publike për të intimiduar përfaqësuesin e mbrojtjes. Më tej shoqata thekson se “Ky akt është një shkelje e rëndë e parimeve themelore të shtetit të së drejtës“. Reagimi i plotë: Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë shpreh indinjatën e saj të thellë dhe dënon me forcë aktin e paprecedentë të arrestimit të avokatit Ulian Bajrami gjatë ushtrimit të detyrës së tij me përfundimin e një seance gjyqësore, pas një debati gjazë gjykimit me përfaqësuesin e organit të akuzës. Sipas informacioneve të bëra publike...