Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Pavarësi pa llogaridhënie?’/Beqaj letër të hapur: Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve të “pavarura” të drejtësisë në Kuvend
Ish -ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka publikuar një letër të hapur, ku ka folur në lidhje me raportimin në Kuvend të institucioneve për raportet e vitit 2024. Ai u shpreh se drejtuesit e ERRE, AKEP, ERRU, Bankës së Shqipërisë apo Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kanë shmangur përgjigjen e pyetjeve, ndërsa ka akuzuar deputetët se nuk kanë ngritur pyetjet e duhura për të zbuluar sipas tij të vërtetën. “Ka edhe deputetë që fshihen pas të njëjtit justifikim: “janë institucione të pavarura, nuk duhen ngacmuar.”Por pavarësia nuk do të thotë mungesë llogaridhënieje. Nëse ligji ua ka dhënë këtë pavarësi, Kuvendi ka detyrimin ligjor dhe moral të verifikojë si po ushtrohet ajo pavarësi”, shkruan ai. Postimi: Letër e hapurKuvendi që (s’)pyet çfarë dhe si duhet?(Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve...