Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kremlini feston, amerikanët ngrenë vetullat”/ Sekretari i Mbrojtjes vendos kravatën me ngjyrat e flamurit rus gjatë takimit me Zelenskyn
Një zgjedhje e pazakontë mode nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ka ndezur debat ndërkombëtar pasi një zyrtar i lartë i Kremlinit e përshëndeti atë si një “mesazh mbështetjeje për Rusinë”. Kirill Dmitriev, shef ekzekutiv i Fondit Rus të Investimeve Direkte dhe i dërguar special i Presidentit Vladimir Putin për bashkëpunim ekonomik, reagoi në rrjetin social X (ish-Twitter) duke postuar një foto të Hegseth me kravatë me shirita kuqe, blu dhe të bardhë – të njëjtat ngjyra me flamurin e Rusisë – duke shtuar një emoji të flamurit rus. Dmitriev shkoi edhe më tej, duke komentuar postimin me shprehjen “WWG1WGA”, akronim i njohur nga lëvizja konspirative amerikane QAnon, që nënkupton “Where We...