Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rendohet bilanci/ 17 persona ndërrojnë jetë pas aksidentit të një autobusi në Brazil
Një autobus pasagjerësh në Brazilin është përplasur në një argjinaturë rëre dhe është përmbysur. Nga ky aksident kanë humbur jetën 17 persona. The Guardian raporton se autobusi mbante rreth 30 pasagjerë, por numri i të plagosurve nuk është ennde i ditur. Mjeti u nis nga shteti i Bahias dhe u përplas në Saloa, një qytet në shtetin fqinj të Pernambucos. Policia tha se shoferi humbi kontrollin e autobusit, kaloi në korsinë e kundërt dhe goditi shkëmbinjtë në anë të rrugës. Më pas ai u kthye në korsinë e duhur, por u përplas në një argjinaturë rëre, duke shkaktuar përmbysjen e mjetit. Shkaku i aksidentit është nën hetim. Shoferi pësoi lëndime të lehta dhe testi rezultoi negativ për alkool, tha policia. “Po e ndjek situatën me ekipin...