Arrestimi i Ulian Barjamit! Avokatët ‘rreshtohen’ krah tij: Nuk u bë pjesë e lojës! Bojkot, ILD e KLP të ndërhyjnë

Arrestimi i Ulian Barjamit! Avokatët ‘rreshtohen’ krah tij: Nuk u bë pjesë e lojës! Bojkot, ILD e KLP të ndërhyjnë

Ulian Barjami TIRANË-Një sërë reagimesh kanë ardhur pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, i cili u kallëzua nga prokurori Gjergji Ceka. Ky i fundit pretendon se Barjami e ka kërcënuar dhe akuzuar për falsifikim provash. Avokati Ledio Braho shkruan se është e papranueshme si magjistratët po e shndërrojnë situatën në krim. Sipas tij një debat mes një avokati dhe prokurori, nuk mund të interpretohet si vepër penale. Ledio Braho: Eshte e patolerueshme qe ngjarjen kriminale qe ndodhi ndaj kolegut te tyre, magjistratet ta shnderrojne tashme ne arrogance kriminale duke shfrytezuar "ligjin". Kurrsesi qe nje debat mes profesionistesh ne nje salle gjykimi ta interpretosh si konsumim te ndonje vepre penale. Ky rast duhet te sherbeje se paku si rast per procedimin e kujtdo qe ka proceduar kolegun avokat, si...