Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Socios por el Mundo”, Blendi Gonxhja: Sjell Shqipërinë para miliona shikuesve në Amerikën Latine
Emisioni i njohur ndërkombëtarisht nga Kili “Socios por el Mundo”, i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë dhe disa prej atraksioneve që tërheqin qindra e mijëra vizitorë vendas dhe të huaj, gjatë gjithë vitit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli në rrjetet sociale një video me një pjesë prezantuese nga ky dokumentar që sipas Gonxhes, “sjell Shqipërinë para miliona shikuesve në gjithë Amerikën Latine, duke treguar peizazhet mahnitëse, traditat e pasura dhe kulturën e gjallë të vendit tone”. Sipas Gonxhes, ky emision i prodhuar nga MKZeta (Kili) në bashkëpunim me Animated Society (Shqipëri) dhe me mbështetjen e afërt të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell histori autentike shqiptare dhe bukurinë e njerëzve tanë, nga veriu në jug. Shqipëria po synon të pozicionohet...