Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“E paprecedentë”/ Arrestimi i avokatit në Elbasan, Dhoma e Avokatisë dënon ngjarjen:ILD dhe KLP të veprojnë urgjentisht
Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar me tone të ashpra pas ndalimit dhe arrestimit të avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit, ngjarje që ndodhi vetëm një ditë pas përplasjes së tij me prokurorin Gjergji Ceka në sallën e gjyqit. Ngjarja e pazakontë nisi pas një deklarimi të avokatit gjatë seancës, ku ai kundërshtoi një provë që sipas tij ishte e falsifikuar dhe paralajmëroi kallëzim penal ndaj prokurorit. Ky veprim u interpretua si “kanosje”, duke çuar në ndalimin e tij. Dhoma e Avokatisë e cilëson ngjarjen si një precedent të rrezikshëm për fjalën e lirë dhe ushtrimin e profesionit të avokatit në mbrojtje të ligjit. Reagimi i plotë: Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë dënon me forcë arrestimin e avokatit Ulian Barjami nga...