Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbulohen e-mailet tronditëse, Epstein financoi për 15 vite Sarah Ferguson. Ish bashkëshortja e Princit Andrew festoi lirimin e financierit famëkeq me vajzat e saj
Jeffrey Epstein, dyshohet se ka financuar fshehurazi Sarah Ferguson për më shumë se 15 vite, shumë më tepër sesa shuma prej 15 mijë paundësh që Dukesha e York-ut ka pranuar publikisht se ka marrë nga ai. Në e-maile të pazbuluara më parë, të cilat janë pjesë e një dosjeje të madhe nën shqyrtim nga Kongresi Amerikan, Epstein e përshkruan Fergie si përfituese të vazhdueshme dhe “lypëse”, duke pretenduar madje se ajo ishte e para që festoi lirimin e tij nga burgu, madje duke marrë me vete edhe dy vajzat e saj, Princeshën Beatrice dhe Princeshën Eugenie. Në atë kohë, Beatrice ishte 20 vjeç dhe Eugenie 19, të njëjtën moshë me shumë prej viktimave të Epstein. Emra të njohur dhe përfshirje tronditëse E-mailet e siguruara nga...