Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ku shkuan premtimet e Ramës? Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional
Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe ndërron dy makina për të mbërritur në shkollën profesionale “11 Marsi” të Prizrenit, rreth 55 kilometra në verilindje. Katërmbëdhjetëvjeçari nga Hasi është nxënës i vitit të parë dhe studion në degën e Mekanikës. Në mungesë të shkollës profesionale në qarkun e Kukësit, ai dhe katër bashkëmoshatarë të tjerë janë detyruar që të regjistrohen në sistemin arsimor të Kosovës. “Zgjohem në orën 5:30 të mëngjesit. Deri në Kukës më sjell babi me autoveturë. Në Kukës bashkohem me dy shokë të tjerë, ku na pret një autoveturë dhe së bashku udhëtojmë për në Prizren kundrejt një pagese prej 5 euro(vajtje-ardhje),” thotë Rustemi, ndërsa mban veshur uniformën e shkollës. Qendra e...