Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
22-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja shqiptare që fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqen
Sot shënohet 22-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja shqiptare fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor të vitit 2003. Ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës u mbajt në maj 2011, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Në ceremoninë e lumturimit morën pjesë rreth 500 mijë njerëz nga e gjithë bota, përfshirë shumë shqiptarë. Nënë Tereza, siç e njohu bota mbarë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, ishte simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo u kushtoi gjithë jetën. Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951). Për këtë përulësi të pashembullt, do të vlerësohej në vitin 1979...