Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet lokale! Maqedonia e Veriut voton sot
Sot, më 19 tetor 2025, në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet lokale në 80 komuna dhe në kryeqytetin Shkup. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa qytetarët po zgjedhin kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë, rreth një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Një ditë më parë, të shtunën, kanë votuar kategoritë e veçanta të zgjedhësve, përfshirë të sëmurët, personat në arrest shtëpiak, të burgosurit dhe të moshuarit në azile. Në komunat ku asnjë kandidat nuk merr mbi 50% të votave, do të zhvillohet balotazhi më 2 nëntor.Të drejtë vote kanë mbi 1.8 milion qytetarë, ndërsa rreth 112 mijë zgjedhës janë të regjistruar në listën e veçantë si banorë që jetojnë jashtë vendit. Këto janë zgjedhjet...