MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 tetor 2025…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 tetor 2025…

Ditën e diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa në relievet malore në lindje, mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe me intensitet të ulët. Mjegull e dendur dhe shikim i reduktuar pritet përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut. Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi i...