Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zhvillohen sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, votohet për kryetarët në 81 komuna
FOTO ILUSTRUESE MAQEDONIA E VERIUT-Në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet lokale të tetat me radhë që nga pavarësia e vendit. Qytetarët do t'u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 81 komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Procesi zgjedhor zhvillohet në 3,474 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa në listën e votuesve janë regjistruar 1,832,415 qytetarë me të drejtë vote. Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe të pavarura qytetarësh, duke përfshirë gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për anëtarë këshillash. Zgjedhjet e sotme do të pasohen nga raundi i dytë më 2 nëntor, në komunat ku asnjë kandidat nuk arrin shumicën e nevojshme në...