Izraeli identifikon trupin e një pengu të vrarë, kthyer nga Hamasi

Izraeli identifikon trupin e një pengu të vrarë, kthyer nga Hamasi

Izraeli ka identifikuar trupin e një pengu të vrarë, i cili u kthye nga Hamasi, bëri të ditur ushtria izraelite të shtunën mbrëma. Në një deklaratë zyrtare, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se pas përfundimit të procesit të identifikimit nga Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Policinë izraelite dhe Rabinatin Ushtarak, familja e Ronen Tommy Engel u njoftua se trupi i tij është rikthyer për varrim. Sipas IDF, Ronen Tommy Engel, 54 vjeç, u vra nga militantë të Hamasit më 7 tetor 2023, ndërsa përpiqej të mbronte familjen e tij nga sulmet në komunitetin Nir Oz. Pas vrasjes, trupi i tij u mor dhe u dërgua në Rripin e Gazës. Ai u shpall zyrtarisht i vdekur më 1 dhjetor 2023. Ronen Engel...