Këshilltari bashkiak shpall kandidaturën si i pavarur në Vlorë

Këshilltari bashkiak shpall kandidaturën si i pavarur në Vlorë

Gjergji Nika, anëtar i së djathtës në këshillin bashkiak Vlorë, ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale. Në një deklaratë të bërë publike në rrjetet sociale, Nika shprehet se vendimi i tij vjen në një kohë kur “zëri i të djathtës është i papërfaqësuar dhe shumë demokratë ndihen të lënë në harresë”. Ai thekson se dëshiron të përfaqësojë vlerat tradicionale të së djathtës: ndershmërinë, përkushtimin dhe dashurinë për qytetin e Vlorës. “Në një kohë kur zëri i të djathtës është i pa­përfaqësuar, dhe shumë demokratë ndihen të lënë në harresë, unë kam zgjedhur të mos hesht.Besoj se e djathta ka ende shumë për të dhënë — vlera, ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë. Pikërisht për këtë arsye, kam vendosur...