Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Një djalë me zemër të artë”, çfarë dihet për vrasjen e shqiptarit në Itali
Hekuran Cumani, me origjinë italo-shqiptare, u qëllua për vdekje me thikë në një nga parkingjet e Universitetit të Peruxhias në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas hetimeve paraprake dhe dëshmive të mbledhura nga policia italiane, 23-vjeçari rezulton se kishte mbërritur në kryeqytetin e Umbrias dje nga rajoni Marche, me një grup miqsh. Mediat italiane shkruajnë se sulmi ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit, në kulmin e një mosmarrëveshjeje, motivi i të cilit po përcaktohet aktualisht nga hetuesit. Policia e Shtetit, e cila po koordinon hetimin dhe do të shqyrtojë gjithashtu kamerat e mbikëqyrjes në zonë, të cilat mund të ndihmojnë në përcaktimin e rrethanave të sakta të incidentit. Gjurmët e gjetura në asfaltin e parkingut tregojnë se i riu u përpoq të largohej...