Kylie Jenner e hapur për karrierë në muzikë: Është ëndrra ime që nga lindja

Kylie Jenner e hapur për karrierë në muzikë: Është ëndrra ime që nga lindja

Kylie Jenner ka habitur fansat me debutimin e saj muzikor në këngën “Fourth Strike” të grupit Terror Jr, ku ajo sjell vokalin e saj në stilin rap. Pas publikimit të këngës, Jenner, 28 vjeç, u shpreh në një Q&A në kanalin e saj në YouTube se është e gatshme të ndjekë një karrierë në muzikë, një ëndërr që e ka pasur që në fëmijëri. “Kjo është ëndrra ime që kur kam lindur, gjithmonë kam dashur të bëhem një yll pop-i,” tha ajo. “Por kurrë nuk kam pasur vetëbesimin.” Ajo shtoi se me afrimin e të 30-ave nuk dëshiron të pendohet për gjërat që nuk ka provuar: “Gjithmonë e kam dashur ta provoj, të shoh nëse mundem. Edhe pse nuk jam si Adele,” u shpreh ajo...