SHBA liron dy të mbijetuarit e sulmit ndaj nëndetëses me drogë në Karaibe, Trump: Nuk do t’i tolerojmë narkoterroristët

SHBA liron dy të mbijetuarit e sulmit ndaj nëndetëses me drogë në Karaibe, Trump: Nuk do t’i tolerojmë narkoterroristët

Shtetet e Bashkuara po lirojnë dy të mbijetuarit e një sulmi ushtarak ndaj një nëndetëseje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, për t’i dërguar në vendet e tyre të origjinës, Ekuador dhe Kolumbi, bëri të ditur të shtunën presidenti Donald Trump. Trump deklaroi se ishte një nder i madh që shkatërroi një nëndetëse që, sipas tij, transportonte drogë me katër narkoterroristë të njohur në bord, nga të cilët dy u vranë gjatë operacionit. “Të paktën 25,000 amerikanë do të vdisnin nëse do ta lejoja këtë nëndetëse të dilte në breg. Dy terroristët e mbijetuar po kthehen në Ekuador dhe Kolumbi për ndalim dhe ndjekje penale. Nën mbikëqyrjen time, SHBA nuk do të tolerojë narkoterroristët që trafikojnë drogë, nga toka apo nga deti”, shkroi Trump...