Pogradeci mund Tiranën kampione dhe ngjitet në krye, Dinamo “leksion” Skënderbeut

Pogradeci mund Tiranën kampione dhe ngjitet në krye, Dinamo “leksion” Skënderbeut

Pogradeci qëndron në vendin e parë të renditjes së Superligës në volejboll për femra pas fitores 3-1 ndaj Tiranës (25-21, 19-25, 25-20, 25-23). Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, me të dyja ekipet që sfiduan njëra-tjetrën deri në fund për fitoren. Tirana dueloi fort, por në fund kampionet ngritën “flamurin e bardhë”, ndërkohë që pogradecaret janë skuadra e vetme pa humbje në kampionat. Në Farkë, skuadra e Dinamos fitoi 3-0 (25-23, 25-19, 25-20) ndaj Skënderbeut, një tjetër përballje mes dy ekipesh rivale. Edhe pse mikeshat nga Korça u përpoqën të rivalizojnë, në pikët e fundit gabuan, ndërsa Dinamo ishte më e saktë, duke e merituar fitoren. Falë këtyre 3 pikëve, skuadra kryeqytetase barazohet me pikë me Pogradecin në krye të renditjes, ndërsa Skënderbeu qëndron...