Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, duke theksuar se rihapja e tij do të varet nga dorëzimi i trupave të pengjeve të vdekur që mbahen ende nga Hamasi në Rripin e Gazës. “Kryeministri Netanyahu ka urdhëruar që vendkalimi kufitar Rafah të mbetet i mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm”, thuhet në deklaratën e zyrës së tij. Sipas njoftimit, rihapja e pikës kufitare do të merret në konsideratë bazuar në mënyrën se si Hamasi i përmbush detyrimet e tij për të kthyer pengjet dhe trupat e të ndjerëve, si dhe për të zbatuar kushtet e dakordësuara të armëpushimit. Mediat e huaja raportojnë se ambasada palestineze në Kajro...