Përmbyset autobusi në Brazil, të paktën 15 të vdekur

Përmbyset autobusi në Brazil, të paktën 15 të vdekur

Një aksident rrugor ka ndodhur në verilindje të Brazilit, ku një autobus pasagjerësh u përmbys dhe si pasojë kanë humbur jetën 15 persona. The Guardian raporton se autobusi, i cili transportonte rreth 30 pasagjerë, ishte nisur nga shteti i Bahias dhe u rrëzua pranë qytetit Saloá, në shtetin fqinj të Pernambucos. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalet e zonës. Sipas policisë, shoferi humbi kontrollin e mjetit ku kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me gurët në anë të rrugës. Gjithashtu mësohet se shoferi i automjetit ka marrë disa lëndime të lehta, ati i është bërë edhe testi i alkoolit i cili ka rezultuar negativ. Guvernatori i Bahias, Jerônimo Teixeira, u shpreh në...