SPAK kontroll në banesën dhe zyrën e administratorit të OSHEE-së, sekuestron dokumentet dhe paisjet e tij

SPAK kontroll në banesën dhe zyrën e administratorit të OSHEE-së, sekuestron dokumentet dhe paisjet e tij

Enea Karakaçi TIRANË- SPAK ka kryer kontrolle në zyrën dhe banesën e administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi. Gjatë aksionit, janë sekuestruar telefoni, kompjuteri dhe dokumente. Burime nga SPAK bëjnë me dije se këto kontrolle janë kryer në kuadër të një hetimi që ka lidhje me akuzat për shkelje të pabarazisë në tendera, shpërdorim të detyrës dhe korrupsion.  Kontrollet janë realizuar pikërisht në ditën e enjte, kur SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë zhvilluar operacione të ngjashme edhe në adresat e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku. Pritet që kontrollet dhe sekuestrimet të ndihmojnë në zbardhjen e fakteve./ZËRI