Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Drogë me vlerë 680 mijë euro në kufirin greko-shqiptar, 4 të arrestuar
Katër persona janë arrestuar në Kozanë, pranë kufirit me Shqipërinë, për transportimin e një sasie të madhe kanabisi. Gjatë operacionit policor, atyre iu gjetën 42 kilogramë e 869 gramë kanabis, me një vlerë të përllogaritur që tejkalon 686 mijë euro. Sipas autoriteteve, mbrëmë, në një zonë të Kozanit, oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Kostur, pas një hetimi të koordinuar dhe përdorimit të informacionit inteligjent, u përpoqën të ndalonin dy automjete që po transportonin lëndën narkotike. Megjithatë, drejtuesit nuk iu bindën urdhrit të ndalimit dhe u përpoqën të largoheshin me shpejtësi. Pas ndjekjes, pasagjerët e automjetit të parë hodhën dy çanta udhëtimi që përmbanin 39 pako kanabisi të papërpunuar, përpara se të vazhdonin drejt zonës së...