Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shoferët me shkelje do rikthehen në ‘shkollë’, nis projekti i Akademisë Kombëtare të Drejtimit, ja çfarë synon Qeveria
Një Akademi tjetër pritet të ngrihet në Shqipëri, me synimin të edukojë shoferët në nivel kombëtar. Themelimi i një Akademie Kombëtare të Drejtimit, e pajisur me poligone të specializuara trajnimi dhe programe edukative, përfshirë kurse të përshtatura për drejtuesit me shkelje, pritet të jetë realitet brenda 3 vjetësh, si një investim i Drejtorisë së Transportit Rrugor. Projekti është përfshirë në Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore, për 3 vitet në vijim, hedhur për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë. Ky është një prej komponentëve të strategjisë për të rritur sigurinë në rrugë. Akademia e Drejtimit, sipas planit të veprimit, do të ketë poligone, pra qendra të specializuara për trajnimin e shoferëve dhe për programe edukative që nuk përfshijnë vetëm shoferët, por edhe nxënësit,...