Ndërron jetë Janusz Bugajski, analisti i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit

Ndërron jetë Janusz Bugajski, analisti i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit

SHBA- Janusz Bugajski, analisti i njohur i çështjeve euroaziatike dhe Ballkanit, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, i cili ka shprehur një dhimbje të thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij të afërt. Në një postim në rrjetet sociale, Biberaj theksoi se mungesa e Bugajskit do të ndihet thellë nga të gjithë ata që e kanë njohur dhe punuar me të. Ai e cilësoi Bugajskin si një analist brilant, i cili ka ndikuar në mënyrën se si e kuptojmë rajonin euroaziatik. "U trondita dhe u pikëllova thellësisht kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të afërt, Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, një autor tepër produktiv, botimet...