Tragjedi në Kuçovë/ 35-vjeçarja nga Lumas i jep fund jetës duke u vetëhelmuar

Tragjedi në Kuçovë/ 35-vjeçarja nga Lumas i jep fund jetës duke u vetëhelmuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Lumas, në bashkinë Kuçovë, ku një 35-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. E ndjera, e identifikuar si A.Shuaipi, është gjetur pa shenja jete në dhomën e saj nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimin mjekësor. Pavarësisht ndërhyrjes, gruaja kishte ndërruar jetë prej orësh. Trupi i pajetë është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku pritet t’i kryhet autopsia mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Burime nga policia konfirmojnë se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, duke përjashtuar mundësinë e një veprimi kriminal. Sipas deklaratave të familjarëve, 35-vjeçarja vuante prej vitesh nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte...