Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Një mik i shkëlqyer me një zemër të artë”! Kush ishte 23-vjeçari shqiptar që u vra në Peruxhia?
Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e mbrëmjes së të premtes në Peruxhia, ku në sheshin para universitetit u vra me thikë 23-vjeçari shqiptar Hekuran Cumani. Raportohet se i riu që mbeti viktimë e një goditje me thikë në fyt jetonte në Fabriano dhe kishte shkuar në Peruxhia me miqtë për të kaluar mbrëmjen. Sipas raporteve fillestare, grupi u konfliktua me një grup tjetër të rinjsh me të cilët u përleshën fizikisht për motive të dobëta. Policia ka intervistuar tashmë të gjithë miqtë e viktimës që ishin dëshmitarë të incidentit. 23-vjeçari, pas një mbrëmjeje në klub me miqtë, kishte përfunduar në “110 Caffè”, një bar pranë një parkingu publik përpara Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Peruxhias. “Një djalë...