Shqiptari në Kroaci kapet me mbi 700 mijë euro në makinë

Shqiptari në Kroaci kapet me mbi 700 mijë euro në makinë

Zyrtarët e Doganës kroate, në bashkëpunim me policinë kufitare, kanë parandaluar një tentativë për kalimin e një shume të konsiderueshme parash në pikën kufitare të Karasoviçit. Gjatë një kontrolli rutinë në dalje të Kroacisë, autoritetet zbuluan 702,435 euro të padeklaruara, të fshehura në automjetin e një shtetasi shqiptar. Sipas njoftimit zyrtar nga Dogana, paratë nuk ishin deklaruar sipas rregullave në fuqi, duke ngritur dyshime për qëllimin e transportit të tyre. Operacioni u realizua në kuadër të masave të shtuara të mbikëqyrjes, të ndërmarra nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe Njësitë Mobile të Doganës në Dubrovnik, në bashkëpunim me Administratën e Policisë së rajonit Dubrovnik-Neretva. Shtetasi shqiptar është ndaluar nga autoritetet dhe po hetohet për veprën penale të kontrabandës së valutës.