Besëlidhja e Apolonia komandojnë në Superligë, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

Besëlidhja e Apolonia komandojnë në Superligë, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

Besëlidhja kampione vijon të dominojë Superligën në basketboll për meshkuj pas javës së tretë. Lezhjanët fituan thellë 144-74 ndaj Elbasanit jashtë fushe, duke udhëhequr renditjen me 6 pikë të plota. Një ndeshje që ishte si një stërvitore për Besëlidhjen, ku 7 lojtarë realizuan mbi 13 pikë. Të njëjtin ritëm ndjek ekipi i Apolonisë, që fitoi 85-61 në Durrës ndaj Teutës, duke qëndruar në krye bashkë me lezhjanët me pikë të plota. Fierakët u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke mundur një rival direkt për titull. Ademokoya me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Pa problem fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 94-67 Skënderbeun, duke korrur suksesin e dytë sezonal. Hysenagolli me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për...