Qeveria miraton standarde të reja për specializimet në mjekësinë veterinare

Qeveria miraton standarde të reja për specializimet në mjekësinë veterinare

Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin, i cili bën ndryshime dhe shtesa në Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë. Ky vendim fut zyrtarisht Standardet e Cilësisë për Programet e Studimeve të Ciklit të Tretë “Specializime Afatgjata” në fushën e Mjekësisë Veterinare. Vendimi, i cili hyri në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, synon të harmonizojë cilësinë e formimit të specialistëve veterinerë me nevojat aktuale të tregut të punës dhe me standardet evropiane. Përveç shtimit të standardeve për Mjekësinë Veterinare, vendimi përfshin edhe dy ndryshime të rëndësishme gjenerale. Fjalët “personel efektiv” në të gjitha shtojcat zëvendësohen me “personel akademik me kohë të plotë”, si dhe ndryshohet titulli i shtojcës për të përfshirë shprehimisht “Specializime afatgjata” në fushën e mjekësisë dhe shtohet zyrtarisht shtojca për Mjekësinë...