Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Thatësira nxjerr në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të vjetër, ulet niveli i Fierzës
Thatësira e tejzgjatur dhe mungesa e prurjeve kanë ulur ndjeshëm nivelin e ujit në liqenin e Fierzës. Rrënojat e para të qytetit të vjetër të Kukësit kanë dalë në sipërfaqe. Refki Çengu është njëri nga banorët e hershëm të Ramhasit, fshatit të përmbytur e që shtrihej buzë Drinit të Zi. Del çdo ditë në tokën dhe rrënojat e dikurshme të fshatit buzë Drinit. Na tregon pikat më të larta që kishte qyteti i dikurshëm i Kukësit. Kujton rrugët e rrugicat ku ka shkelur e shkonte në shkollë. Klasën e parë të shkollës e kreu në Kukësin e vjetër e më pas në qytetin e ri. Në bregun e liqenit gjejmë edhe një banor tjetër të zonës, Liman Çengun. Thonë se kalojnë kohën, por heqin edhe...