Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“No Kings”/ Nis tubimi i parë kundër Trump, mijëra protestues mbushin sheshin në New York
Një protestë e planifikuar kundër Presidentit Donald Trump ka filluar në New York City, e para nga më shumë se 2,500 tubime të organizuara në të gjithë SHBA-në të shtunën. Mijëra njerëz kanë mbushur tashmë Times Square për eventin e organizuar nga No Kings, një koalicion grupesh me prirje të majta. Demonstratat nën flamurin e tyre në qershor tërhoqën mbi pesë milionë njerëz në të gjithë vendin dhe ishin kryesisht paqësore. Guvernatorët republikanë në disa shtete amerikane kanë vendosur trupat e Gardës Kombëtare në gatishmëri, por nuk është e qartë se sa e dukshme do të jetë prania ushtarake. Protestat pritet të vazhdojnë në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës. Në Uashington DC, senatori i Vermontit, Bernie Sanders, pritet të jetë një nga folësit kryesorë,...