Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen e reja, u gjet nga familjarët në dhomën e saj

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen e reja, u gjet nga familjarët në dhomën e saj

Një 35-vjeçare nga fshati Lumas në bashkinë Kuçovë, ka vendosur ti jap fund jetës, duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur ajo ka vendosur të pijë fostoksinë në dhomën e saj dhe më pas ishte shtrirë në krevat. E reja është gjetur pas disa orësh nga familjarët pa shenja jete dhe kanë qënë familjarët ata që kanë njoftuar policinë për ta njoftuar për ngjarjen. Trupi i pajetë i viktimës Arjola Shuaipi është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do i kryhet edhe autopsia mjeko-ligjore. Burimet policore konfirmojnë se në trupin e 35-vjeçares nuk ka pasur shenja dhune, ndërkohë që familjarët konfirmojnë se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej prej vitesh me medikamente. Sipas familjarëve, të cilët kanë...