Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shqiptari kapet me 702 mijë euro të padeklaruara në Kroaci
Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare Karasoviq, mes Kroacisë dhe Bosnjës, pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte një shumë të madhe parash. Gjatë një kontrolli rutinë në dalje nga Kroacia, oficerët e doganës dhe policisë zbuluan 702 mijë e 435 euro të fshehura në automjetin e tij. Sipas Doganës së Kroacisë, kjo është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme të bëra ndonjëherë në kufijtë e vendit. Kontrolli u zhvillua si pjesë e masave të shtuara të mbikëqyrjes nga Shërbimi Kundër Kontrabandës dhe njësitë mobile të Dubrovnikut, në bashkëpunim me Administratën e Policisë Dubrovnik–Neretva. Hetimet treguan se shqiptari nuk kishte deklaruar shumën në Administratën Doganore apo Policinë Kufitare, as me shkrim dhe as në mënyrë elektronike. Paratë ishin fshehur...